Modelja Beniada Nishani është rikthyer në Itali për disa kohë por është përballur menjëherë me një situatë jo të këndshme me fqinjen e saj. Modelja ka treguar në Instagram, duke publikuar një “Instastory”, se ka debatuar me komshien e saj sepse i kishte zënë garazhdin dhe e kishte ofenduar. Madje dhe shton se në momentin kur e ka sharë se ishin shqiptarë, ishte gati që t’i hidhte një kovë me ujë në kokë.
“Sa erdha në Itali u zura me komshien e re sepse kishte vendosur makinën te garazhdi im. Thirra policinë. Vëllai im tha mos e thërrit Policinë se është komshia e re. shkoi t’i thoshte mos ta vendoste më aty makinën herën tjetër. Por, ajo filloi ta shante me fjalë të rëndë. Më iku petulla. Shante me dialektin e saj. Madje, na shau edhe se ishim shqiptarë. Unë mora telefonin dhe bëra regjistrime sepse nëse dikush të shan pa arsye në Itali dënohet me gjobë nga 1 mijë euro e lartë. Nuk toleroj dot kur dikush të ofendon, shan, lëndon pa asnjë arsye. Kam të drejtë zemra? Po thoshte, ju shqiptarët, ju shqiptarët! Isha gati ta lagia me një kovë ujë. Kështu aventura ime në Itali sa erdha, plasi sherri. Kjo situatë më bëri nervoze.“– tregon ajo me humor.
Në fund, kërkon dhe mendimin e ndjekësve, nëse ka bërë mirë apo jo.