Në dy bashki të vendit ka përfunduar procesi i numërimit të votave. Partia socialiste ka marrë deri më tani dy bashki, atë të Vorës dhe Rrogozhinës. Procesi i numërimit vijon në Shkodër, Lushnje, Durrës e Dibër.
Në plan të përgjithshëm deri më tani, PS po kryeson duke përjashtuar Shkodrën, ku kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia është në avantazh.
Ajo që vihet re është një rënie e PD, në numrin e votave të marra në 6 bashkitë ku u mbajtën zgjedhjet lokale.