Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj nuk e njeh vendimin e gjykatës së Tiranës që legjitimoi Kuvendin e 11 Dhjetorit, që i dha selinë dhe vulën Sali Berishës. Alibeaj akuzoi gjyqtarin, Agron Zhukri dhe deklaroi se do ta kallëzojë penalisht.

“Jam njohur me një vendim. Për njohuritë e mia dhe kujtdo që njeh si zhvillohen gjyqet është një skandal. Për një arsye, gjyqtari vetë ka deklaruar njohjet e veta, anësinë e vet në këtë proces (referuar Sali Berishës).

Pavarësisht kësaj në tejkalim të ligjit ka marrë në shqyrtim cështjen. Plus PD ka marrë vendim për ankimin e cështjes, për regjistrimin e kuvendit të 18 dhjetorit. Është i fundit, që ka zhvilluar PD.

Cështja është në apel bashkë me të gjitha provat. Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur dosje. Gjyqtari mori vendim pa pasur, prova, dosje dhe palë. Do të paraqesim kallëzim penal për gjyqtarin” tha ai.

Por a do ta lirojë tashmë zyrën? Alibeaj tha se vendimin e sotëm do ta ankimojë dhe do të zbatojë vendimin e gjykatës së Apelit kur të merret, që do të jetë i formës së prerë.

“Për kuvendin e 18 dhjetorit në kemi paraqitur ankim, të presim gjykatën e apelit. Kur flet gjykata të gjithë të tjerët duhet të heshtin.