Pak kohë më parë Mikela u deklarua për Erjonin dhe konkurrenti ja ktheudeklarimin me një surprizë madhështore në studio ku kishte shumë petale trëndafilash dhe emocione.

Marrëdhënia e të rinjve duket se tashmë është konsoliduar sepse Mikela u shpreh në studion e PërPuthen se ka fjetur me Erjonin dhe kanë një lidhje të mirfilltë.

Deklarata shkaktoi ovacione në studio dhe mori vëmendjen e të qeshurat edhe të Borës e Arjanit.

“Kam ndjenja për Erjonin, por e dashuruar nuk jam. Lejen ty ta mora për mëkatin dhe mëkatin e bëra,” i tha ajo Arjanit duke qeshur.

Pas kësaj në studio shpërthyen duartrokitjet që u pasuan nga komenti i Borës. Moderatorja u shpreh se kjo është hera e parë në dy vite që një konkurrente pranon lidhjen e mirëfilltë me një tjetër konkurrent.