Ish-kryeministri Sali Berisha në seancën e sotme plenare të parlamentit u përfshi në replika dhe akuza me ministren e shtetit për parlamentin Elisa Spiropali.
Replikat
Elisa Spiropali: Sali, koha jote përfundoi. Këtë e kanë thënë shqiptarët, por ti vazhdon flet këtu, i flet vetes për të larguar frikën. Si ai që bërtet në pyll. Ti flet për integrimin dhe perëndimin, por ti je në thelbin tënd, lindori më i madh shqiptar, ti je sovjetiku i fundit në këtë vend Sali. Ti nuk lë fatkeqësi pa e përdorur për veten tënde, për aksionin tënd politik. Ti flet për kufoma, sepse sërish të shkon gjuha aty ku të dhemb dhembi dhe sot vjen flet për viktimat e covid-it dhe luftës. Ky është turp, por që duhet ta mbash. Nuk mjafton që ke mundur Lulin, por sërish ke shkallmuar partinë tënde dhe je pakicë e pakicës.
Sali Berisha: Më duhet t’i them zonjës, se Skënder Buçi e ka shpërblyer me 5 milionë euro dhe mbrojtja që i bën këtu, vetëm sa ndihmon mua. Avokati si mis 5 milionja, është shumë shumë e përshtatshme për Ramën. Ngritja cështjen e vdekshmërisë nga covid, dëshmi e katastrofës së një sistemi qeverisës dhe të kalosh në këtë mënyrë vetëm njerëz që janë verbuar nga paratë dhe korrupsioni mund të bëjë këtë gjë. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje për 14700 viktima nga covid-i.
Berisha me deputetët e tij ngrihen në këmbë dhe mbajnë një minutë heshtje
Ermonela Felaj: Ka një rregull, jo cdo deputet ka të drejtë të bëjë një kërkesë të tillë.
Elisa Spiropali: Sali nuk do të gjesh në xhepat e mi, jo 5, 2 milionë, por asnjë cent të shqiptarëve, prandaj flas këtu dhe nuk më dridhet qerpiku të merrem as me ty as me ndonjë tjetër. Në duart e mia nuk do të gjesh gjak si në duart e tua. Nuk do të gjesh asnjë që i ka një borxh këtij vendi.