Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me krerët e degëve, ku është shprehur në lidhje me primaret dhe zgjedhjet lokale.
Ai tha se në zgjedhje PD duhet të dal patjetër fituese.
“Së pari, zbatimi, zgjedhja e qytetarëve të parë dhe më pas edhe të këshilltarëve me procesin e primareve. Ne e kemi mision këtë dhe duhet ta konsideroni si një mision jashtëzakonisht të rëndësishëm, historik. Ju jeni dëshmitar që ne sot si shoqëri kemi humbur votën. Por nëse humbet votën, humbet shtetin ligjor, kushtetueshmërinë, lirinë dhe të drejtat dhe faktikisht shndërrohesh ose në një shoqëri diktatoriale ose parashterërore.
E para është reale. Ju të gjithë jeni njerëz, personalitete politike dhe ju që të gjithë e keni të qartë se këtu në Shqipëri është instaluar shteti njëpartiak dhe cilido që lexon për diktaturat, një nga format më të zakonshme të tyre, janë shtetet ku sundon një parti. Dhe pjesa tjetër, shtypet dhe vetëm shtypet,” u shpreh Berisha.