Ylli i ‘Keeping up with thw Kardiashians’, Khloo Kardashian ka folur së fundmi për problemet me shëndetin mendor. Gjatë episodit të së enjtes të The Kardashians, Khloe foli për betejën e saj të vazhdueshme me ankthin ndërsa përgatitej për një paraqitje në The Late Late Show me James Corden.
Ndërsa ishte ulur me shoqen e saj më të mirë Malika, ajo zbuloi se po përjetonte një ankth të rëndë dhe madje kohët e fundit ndjeu sikur “do pësonte një atak në zemër” gjatë një përplasjeje me paparacët, raporton SportsYahoo.
“Unë duhet tëbëjë një intervistë me James Corden,” i tregoi ajo Malika-s. “Unë thjesht kam një ankth për të shkuar. Nuk është kurrë intervista, është më shumë pasoja. Më duhet të dëgjoj të gjithë të thojnë dicka , ose të gjykojnë, ose të analizojnë.”
Më pas Kardashian rrëfeu se si mediat sociale kanë ndikuar në shëndetin e saj mendor.
“Mediat sociale dikur ishin argëtuese ”, tha ajo. “Padyshim që ka gjithmonë njerëz që komentojnë . Mënyra se si dukem, situata ime me Tristan [Thompson]. A janë bërë flokët në mënyrën e duhur? Si qesh ajo? … Mendoj se kam arritur në pikën ku është më e sigurt të qëndrosh në shtëpi.”