Presidenti amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në Poloni, është ndalur për një vizitë edhe te trupat amerikane që gjenden në qytetin polak pranë kufirit me Ukrainën.
Ai iu bashkua ushtarëve për të ngrënë pica dhe bëri edhe një ‘selfie’ me ta.
Sot pasdite, u takova me anëtarët e Divizionit të 82-të Ajror në Poloni. Këta njerëz po shërbejnë së bashku me aleatët tanë polakë për të forcuar mbrojtjen e vijës së parë të NATO-s. Ata po bëjnë punë të jashtëzakonshme dhe unë jam mirënjohës për shërbimin e tyre”, ka shkruar Biden në Twitter.
Mijëra trupa amerikane janë të stacionuara në Poloni si pjesë e batalioneve të NATO-s. Ky shtet po ashtu ka strehuar mbi 2 milionë refugjatë ukrainas që prej se Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.