Nga Përparim Kabo
Big Brother nuk është lojë. Është gabimi më i madh që bëhet nga produksioni që e quan lojë.
Endemol e ka ndërtuar Big Brotherin si një model antropologjik të matjes sociale të programuar, duke vënë në qendër njeriun e vlerave në kushtet e turbo-kapitalizmit dhe shoqërisë likuide, ku njerëzit për interesa tregu po i largohen vlerave.
Quhet reality show i matshëm televiziv, ku në miniaturë shkon shoqëria me të tëra strukturat dhe grupet e saj.
Dhe ai që fiton në fund, nuk është ai që bën djallëzitë më të mëdha, por është ai që do të jetë simbol i vlerave e që do të bëhet model për shoqërinë.
Ata që largohen kanë më pak vlera se ai prandaj shoqëria vendos! Dhe prandaj nuk është lojë dhe s’mund të jetë një lojë.