Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, këngëtarja e njohur Big Mama ka folur për ditëlindjen që organizoi për 36-vjetorin e saj dhe se kush ishte i ftuar.
Në një intervistë për emisionin “Ftesë në 5”, Big Mama tha se Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj nuk erdhën tek festa, pavarësisht se e kishin marrë ftesën.
Ajo u shprea se të gjithë ishin në ditëlindjen e saj përveç Antonela Berishës, me të cilën ka pasur një debat të ashpër brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Ishin të gjithë të ftuar, por ishin gati të gjithë, disa persona nuk ishin. Donaldi nuk ishte, Triksa nuk ishte. Antonelën se kam thirrur. Gati të gjithë kanë qenë përveç atyre. Unë me të gjithë flas, por ato nuk më erdhën. Nuk e di pse, unë me Donaldin nuk kam pasur kontakt por i shkruajta në ‘Instagram’, Elhaidi e mori në telefon… Kurse Trixa më tha që do vijë pastaj edhe ajo kishte punë. S’e kuptova… nuk erdhi. Ne jemi kënaqur. Kush të dojë të vijë, kush të dojë të mos vijë.”, tha Big Mama.
Ndër të tjera ajo foli edhe për jetën e saj personale, ku deklaroi se është ende beqare. Ajo shtoi se pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, meshkujt nuk i afrohen më fare pasi “frikësohen”.