Gazetarja Desara Karaiskaj shpesh herë lakohet në media si një person i cili i thotë gjërat hapur dhe “troç”.
Sërish ajo ka bërë po të njëjtën gjë. Së fundmi e ftuar në një intervistë për emisionin “Bilardo” Desara ka treguar ngjarjen e ndodhur 24 vite më parë ku se si Arbana Osmani ” i vodhi” vendin e punës.
Gazetarja ka treguar se mes 300 konkurentëve ku një prej tyre ishte edhe moderatorja Arbana Osmani, Desara ishte fituesja, mirëpo papritur moderatorja i tha se ishte ajo që e kishte fituar.
Sipas Desarës ky vend nga Arbana u mor me “mik” dhe pa meritën e saj.
Pjesë nga biseda:
Desara: Ma mori Arbana Osmani vendin e punës.
-Do ishte ti te Big Brother?
Desara: Mbase jo, pasi nuk kam ambicien e saj si vajzë, mbase jo, por më vjen keq që u konkuruan 300 zëra atje edhe. Unë fitova, por ajo tha pastaj që fitoi ajo. Por, që nuk fitoi ajo. Me mik. Ky muhabet ka 24 vjet ndoshta, që në 98-99. Mbaj mend Alketa Vejsiun që më thoshte po shko moj, po kape Bojken Lakon dhe thuaj gjëra që nuk i bëja dot për shkak të karakterit që kisha. Kur e pashë vjet Arbanën në edicionin e Big Brotherit të vjetshëm që doli e tha ‘unë fitova në një audicion kur morën pjesë 300 veta’ aty u zhgënjeva më shumë. Tani çfardo që të them unë, unë dal ajo e keqja e përrallës.