Pak ditë më parë Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të tretë. Sara solli në jetë një vajzë, por është treguar diskrete duke mos publikuar foto të vogëlushes dhe as emrin. Këtë të fundit na e zbuloi sot Bora.
Bora ka publikuar një video ku tregon se Sara u ka dërguar asaj dhe vajzave të “Dancing with the stars” një buqetë me lule ku i shpreh mirënjohjen dhe në pusullë ka treguar emrin e vajzës.
E porsalindura quhet Ruya. Ruya është emër me origjinë arabe dhe do të thotë vizion.
Më vonë edhe Sara publikoi një ëmbëlsirë ku tregon se vajzës i kanë vendosur dy emra, Ruya Roe.