Ekzekutimi i Jan Prengës mbetet pa autorin që e porositi.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur pezullimin e gjykimit ndaj të pandehurve, Dritan Rexhepi që njihet si bosi i kokainës, Gentjan Funiqi, Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Marinit, të akuzuar për vrasjen dhe rrëmbimin e Jani Prengës.
Të gjithë ndodhen në arrati. Ishte prokurori i dosjes që kërkoi pushimin e hetimeve ndaj personave nën hetim.
Ndërkohë që vijon gjykimi ndaj të pandehurve Festim Bexhdili dhe Olsi Turja, që dyshohet se groposën Prengën, pasi e rrëmbyen dhe vranë në janar 2020, por që deri tani nuk kanë treguar se kush ishte personi që urdhëroi ekzekutimin.