Nga Shkodra, në krah të kandidatit për kryetar bashkie, Bardh Spahia, ish-kryeministri Sali Berisha bëri një paralajmërim të fortë për Lulzim Bashën lidhur me dosjen që kanë në hetim belgët, “Toyota Auris”.
Pas dy herëve që u mor në pyetje, Berisha, tha se hera e tretë do të ketë surpriza të këqija për liderin e PD-së.
“Përveç kësaj, ky është i vetmi politikan me dy hetime ndërkombëtare. Nëse ti, zyrtar, ngrihesh dhe dekonspiron një operacion të policisë belge, gjermane, italiane e shqiptare, ligjet e të gjitha këtyre vendeve të kapin, për bashkëpunëtor. Edi Rama ja mbylli dosjen për dekonspirim, që i hapi prokuroria, por belgët nuk ja mbyllën.
Belgët erdhën për së dyti, dhe e patë sa i thartur doli, e vërteta është se herën e tretë ai do jetë në pozita krejt tjera, siç do ta merrni vesh shumë shpejt”, tha Berisha.