Fotoja e fundit e “nënave dhe vajzave ukrainase që mbrojnë vendin e tyre nga zuzarët rusë” dëshmon se interneti është plot me informacione të pasakta dhe të rreme, të cilat fillimisht duhet të kontrollohen dhe më pas të reagohet.
Fotoja e dy zonjave së fundmi ka nisur të qarkullojë në Twitter dhe nuk ka kaluar shumë kohë dhe u bë virale. Asokohe, nje brune dhe bionde ende të panjohura u paraqiteshin përdoruesve si nënë e bijë, të cilat me pajisje ushtarake dhe me armë në duar u nisën për të mbrojtur Ukrainën kundër Rusisë.
Shumë u kënaqën nga kjo skenë dhe guximi i tyre, prandaj vendosën t’i mbështesin, por doli të ishte diçka krejtësisht tjetër.
Të dyja gratë në foto janë në të vërtetë ruse, dhe njëra prej tyre është influencuesja ruse Elena Deligioz, e cila shpesh ndan përmbajtje nga airsoft në rrjetet e saj – një lojë ekipore në të cilën janë tipike kostumet ushtarake.
Kur hapi profilin e saj, kjo 26-vjeçare, kuptohet, mund të konsiderohet si një ushtare ruse nga shumë njerëz, duke qenë se shumë nga fotot e saj përfshijnë ato me kostume ushtarake, dhe tashmë dihet pse.
Gjithashtu, ka rezultuar se fotoja virale, e cila ka nisur të qarkullojë në Twitter vetëm pak ditë më parë, është realizuar në shkurt të vitit të kaluar dhe për disa ka qenë e dyshimtë që në fillim.
Disa vunë në dukje se “luftëtarët e rremë” duken shumë “perfekt” për flokët dhe grimin për njerëzit në zonën e luftës dhe më pas arritën në përfundimin se një “propagandë e tillë vetëm dëmton Ukrainën”.
Postimi origjinal në Twitter është fshirë përfundimisht dhe disa kanë përfituar nga kjo situatë për të krijuar profile false të Elenës dhe e paraqesin atë si ushtare apo ukrainase, për të “shtruar” të gjithë historinë.
Meqë ra fjala, Elena ka ndarë në profilin e saj shenja të qarta mbështetjeje për atdheun që në fillim të pushtimit, duke pozuar me kapele, armë apo rekuizita të tjera.
Së fundmi ajo ka shpërndarë një foto të saj duke mbajtur vodka Stolichnaya në dorë ku ka mbledhur disa mijëra pëlqime.