Avokati Spartak Ngjela deklaroi se në Shqipëri nuk vijnë turistë nga Rusia, por ata janë agjentë të kamufluar.

Kjo deklaratë i referohet kërkesës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që vendi ynë të mos lejojë futjen e turistëve rusë, kjo për shkak të luftës në vendin e tij.

“Nuk mendoj që do ta pranojë Rama, shumica e tyre janë individë që punojnë për Rusinë. Ku ka turistë. Por Shqipëria ku çan kokë. Janë agjentë të Rusisë të kamufluar, jo të gjithë, por një numër i lartë i tyre. Ma kanë thënë këta që kontrollojnë pasaportat, janë oficerë të tërë. E mbani mend tek çadra e Bashës, ishin të gjithë oficerë”, deklaroi ai.

Ngjela foli edhe për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga Ukrainë, kjo sipas tij ndodh për shkak të marrëdhënieve të mira të këtij të fundit me Serbinë.

Pyetja logjike që bëhet është, se kush nuk e dëshiron njohjen e Kosovës, Serbia. Serbia është e lidhur me Moskën, me kë e ka lojën politike, mosnjohja e Kosovës nga këta është pikërisht ose më njërin ose me tjetrin, por duket se do të zbusë marrëdhëniet me Serbinë, i cili është shtet i Rusisë“, u shpreh Ngjela.