Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu dhe Sinan Vllasaliu kanë përfunduar në prangat e Policisë së Zvicrës. Të paktën kështu pretendojnë mediat e Kosovës. Sipas ‘Insajderit’ e gjitha ka ndodhur natën e Bajramit, ku të gjithë do të performonin në një klub të njohur të Zvicrës. Por koncerti u ka dështuar pasi Policia zvicerane ka hyrë në kontroll. Rreth 150 efektivë të Policisë hynë në club për të finalizuar aksionin, ndërsa si dëshmitari i vetëm Labinot Rexha, tregoi gjithë çfarë pa.
Ai ishte i vetmi që nuk u arrestua sepse ka nënshtetësi zvicerane.
“Kam nënshtetësi zvicerane, ka qenë një kontroll e përgjithshme e policisë së Zvicrës edhe në klube të tjera. Pas orës 23:00 ka hyrë kontrolia. Kur kam dalë jashtë kam parë afro 150 policë që kontrollonin. Më kontrolluan edhe mua, por unë kam të drejtë të punës. Të tjerët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj, Don Phenom, Eugena Aliu, ata i kanë marrë mbajtur për 48 orë së bashku me pronarin,“- tha Rexha.
Për të shmangur të tilla ndodhi, dha edhe një këshillë për kolegët e tij.
“Nuk ke drejtë të punosh në Zvicër. Aty duhet një muaj më parë të merrni leje për vizë punë dhe ta paguani tatimin. Nëse hasin në kontroll tjetër, nuk do i lënë 10 vjet që të futen në Zvicë,”-sqaroi ai.
Mesa duket ka qenë e gjithë një ngjarje që ka pasur si burim mungesën e informacionit.