Modelja Erjola Doçi ka shpërthyer në të qara brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Teksa bisedonte me banorët, ajo ka rrëfyer se ka vuajtur prej kohësh nga ankthi e se ndjente prezenca të tjera në shtëpi.
Moderatorja fliste dhe qante, në bisedë hyri edhe astrologia Meri Shehu, e cila gjithashtu pretendoi se në “Big Brother” ka ndjerë prezencë fantazmash.
BISEDA:
Erjola: Më demoralizon o Meri. Për shpirt të babait, isha ulur aty desh me ndali frymë
Meri Shehu: Unë kam ndjerë fantazma në shtëpi. E kapi fantazma këtë (për Erjolën)
Erjola: Gjithmonë o Juli duhet të më ndodhë diçka. Edhe dje ia kam dhënë dorën Ervinit që të më këndonte një sure. Ma kanë nxirë jetën. Edhe natën shihja hije. Kush dreqin i bën këto gjëra ia kthen Zoti! Më ka ndodhur, nuk e di ti se çfarë kam kaluar unë se nuk e kam ndarë me njerëz.
Romeo: Mos u fikso me këto gjëra.
Erjola: Nuk fiksohem ka vite ky muhabet. Edhe natën…Nuk fiksohem, se kam shkuar dhe jam parë në vend të mirë. Kam vuajtur unë nga ajo pjesë, çohesha me shenja në trup.