Producentja dhe moderatorja Dalina Buzi ka rrëfyer se para disa kohësh dyshonte se ishte shtatzënë për herë të tretë, duke shprehur se një tjetër fëmijë “do të ishte shumë” për të.
Gjatë një diskutimi në “Goca dhe Gra” ajo shprehu se është kundër abortit pasi tregoi edhe një histori të saj personale ku thoshte që para shumë kohësh mendoi se ishte shtatëzënë por në asnjë moment nuk mendoi që të abortonte pasi sipas saj kur bën fëmijë gjërat rregullohen vetë.
“Unë personalisht, për trupin tim kam qenë kundër abortit. Por nuk më ka ndodhur asnjëherë asnjë rast që ta mendoj. Kështu njeriu flet edhe kur nuk i ka ndodhur. Unë kisha disa dyshime para disa kohësh dhe një fëmijë i tretë për mua do të ishte shumë. Megjithatë unë jam prapë me idenë lëre se do të rrjedhë vetë, se kam parë që kur bën fëmijë, gjërat rregullohen vetë,”-tha ajo.
Ndërkohë diskutimi vijoi edhe me moderatoret e tjera të emisionit “Goca dhe Gra”, Armina Mevlani, Rita Petro, Kiara Tito të cilat dhanë opinionet dhe argumentet e tyre në lidhje me temën e abortit.