Seanca e sotme ka nisur me debatet në kuvend mbi 500 mijë euro që PD thuhet të ket1% marrë nga rusët. Ka qenë deputeti i PD, Pandeli Majko i cili ka kërkuar llogaridhënie për shumën që Rusia ka financuar PD-në gjatë kohsë kur në krye të partisë ishte Lulzim Basha.

Ndërkohë nuk ka vonuar përgjigjia e Albeaj i cili ka thënë se shumë shpejt Majko do përgënjeshtrohej.

Debati:

Majko: Tema që po diskutojmë është shumë sensitive, bëhet fjalë për fondet e BE. Sot në kufijtë e 24 orëve, drejtuesit e PD, si ata që janë më zyra si ata pa zyra është konfirmuar lajmi se PD ka marrë 500 mijë dollar nga Rusia. Kur flasim për fondet europiane të flasim edhe për ato antieuropiane. Para se ti kërkoni llogari Beqjas tonë, kërkojini llogari Beqjas tuaj. Dilni këtu dhe jepni llogari, ky është vetëm fillimi.

Alibeaj: Më në fund Pandit i qenka shëruar goja. I vetmi që nuk duhet të fliste duhej të ishe ti. Di një gjë, që është e pavërtetë, është makinacion që e ka bërë ai që mungon sot, “Mother Jons-i”, i fmashëm. Prit dhe ca orë se do përgënjeshtrohesh, dhe kur të përgënjeshtrohesh, bën mirë të shkosh te dentisti.

Majko: Unë i respektoj shumë këta tipat që kanë mjekër të bardhë dhe flokë të zezë. Dua që të jetë kështu, që gjysmë milioni dollar nuk janë marrë nga PD. Ajo që keni diskutuar ju edhe midis vedit është një akuzë e cila dje është ripërsëritur. Unë uroj që zoti Basha të shkojë normalisht në SHBA.