Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ditën e sotme ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka bërë me dije se është ndarë nga jeta vjehrra e tij. Shehu shkruan se familja e tij humbi një pjestar të mrekullueshëm, më të cilën kaluan vite dhe kohë së bashku.

“Sot gruaja ime Aida humbi nenen e saj te pa zevendesueshme.

Djemte e mi humben gjyshen e tyre te dashur.

Familja jone humbi keshtu nje pjestare te mrekullueshme te saj, me te cilen kaluam vite e kohe te bukura se bashku.

Nje boshllek i madh ky tashme ne shtepine tone.

Kjo eshte Jeta!

Ta kujtojme gjithemone!”, shkruan Shehu.