Deputetja socialiste Luljeta Bozo, thotë se Kosova duhet t’i bashkohet ”Open Balkan”, pasi për të ky mund të jetë një hap që Serbia të njohë krimet e luftës. Sa i përket Sali Berishës në krye të PD-së, Bozo tha se ka ardhur koha që t’i hapë rrugën të rinjve, pasi askush nuk është i përjetshëm.
“Sado eksperiencë të kesh duhet të hapësh rrugë për të futur të rinjtë. Të marrësh përsipër të drejtosh forcën më të madhe opozitare, duhet të kishte dhënë më shumë hapësirë të rinjve PD që mund ta çonin më përpara. S’mund të jesh i përjetshëm, ti mund të punosh por po nuk tërhoqe mbrapa brezin e ri nuk ecën puna”.
Po ashtu Bozo flet edhe për pensionet, ku tha se qeveria Rama mund të bënte më shumë, ndonëse i’u është gjendur pranë kjo me bonusin për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, i cili sipas saj mund të vazhdojë t’iu jepet sërish.