Kreu i PD Sali Berisha ka folur për gazetarët pak para takimit me kryetarët e degëve të Tiranës.
Pas dështimit të negociatave me grupin e Alibejat, Berisha tha se ata të cilët prekin flamurin e PD, i kanë bërë hesapet shumë keq.
Më tej Berisha tha se janë duke u përgatitur për protestën e 12 majit, duke dhënë edhe udhëzimet për kryetarët e degëve të PD në Tiranë.
Berisha: Është ky statut që përbën themelin e fitores në zgjedhjet e 14 majit por para saj leksioneve historike që do marr klika e Edi Ramës ose ceta e hajdutëve te Edi Ramës nga qytetarët shqiptare. Sot unë kam një takim me kryetaret e degeve të PD të Tiranë për tu dhënë udhëzimet dhe për të bërë diskutime mbi përgatitjen për protestën e jashtëzakonshme. Nuk e imagjinoni si po zien sot urrejtja ndaj Edi Ramës. Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në zgjedhje. Zotëritë që janë një grup deputetësh u ftuan , erdhën pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për cdo post, të paraqisnin kandidatura, të krijonin po të duan të krijonin fraksionin. Ata nuk duan as statutin, primaret dhe fraksionin. Ai që prek flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë shumë keq. Kjo do të thotë që do e shikoni në ditët e ardhshme. Nuk i preket flamuri Partisë Demokratike.