Ndue Preka është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur pak para mesnate, teksa 30-vjeçari po qarkullonte në lagjen “Mark Lula”.

Preka, është plagosur në këmbë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spital, Policia e ka shoqëruar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 22:30, të datës 09.06.2024, në lagjen “Mark Lula”, është dëmtuar lehtë në këmbë dyshohet me armë zjarri pistoletë shtetasi N. P., 30 vjeç, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore u shoqërua në Komisariat për sqarimin e rrethanave. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit,”-njofton Policia.

Ndërkohë që Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili ende nuk është identifikuar.

Sa i përket të plagosurit, Ndue Preka u bë i njohur para disa vitesh, për shkak të një video që bëri xhiron e rrjetit.

Në vitin 2020, bashkëshortja e tij  u vendos në pranga pasi u publikua një video ku ajo ushtronte dhunë dhe presion psikologjik me të renë që e kishte tradhëtuar i shoqi, “Noja”.