Dhimbje e madhe! Cristiano Ronaldo ka dhënë një lajm të hidhur. Pak minuta më parë, përmes rrjetit social ‘Instagram’, Cristiano Ronaldo ka njoftuar për vdekjen e djalit të tij.

Ronaldo dhe Georgina po prisnin të bëheshin prindër përsëri, por jo gjithçka shkoi sipas planit. Foshnja e vogël ndërroi jetë.

Ai është shprehur se kjo është dhimbja më e madhe që një prind mund të përjetojë.

“Me dhimbjen më të madhe njoftojmë se djali ynë i vogël ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që një prind mund të ndjejë. Vetëm lindja e vajzës sonë mund të na jap fuqinë për të tejkaluar këtë moment. Ne do të donim të falënderonim mjekët dhe infermieret për gjithë kujdesin dhe mbështetjen. Ne jemi të mërzitur me këtë humbje dhe me mirësjellje ju kërkojmë për privatësi në këtë kohë të vështirë. Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Do të duam përgjithmonë”, shkruhet në postimin e Ronaldo.