Infermierja Fitore Zenelaj, në Kosovë, ka ndërruar jetë pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije vetë familjarët e saj, të cilët thanë se ajo ka ndërruar jetë më datë 13 nëntor gjatë trajtimit në Francë.

Zenelaj është përballur për disa vite me sëmundjen e kancerit të gjirit dhe ka qenë një nga zërat më të fuqishëm për vetëdijesimin mbi luftën kundër kësaj sëmundje.

Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia ka shprehur ngushëllime për vdekjen e saj, ku dhe e ka konsideruar Fitoren frymëzim të luftës për mosdorëzim.

“U pikëlluam thellësisht për largimin në amëshim të infermieres Fitore Zenelaj. Gjallëria, entuziazmi e dashamirësia që rrezatonte Fitorja do të mungojnë në jetët e të gjithë atyre që patën rastin të punojnë me të, të trajtohen nga ajo dhe ata që e kishin pranë në jetën e tyre. Ajo luftoi. Por mbi të gjitha Ajo i mësoi të tjerët si të luftojnë,” ka shkruar ai.