Gazetari Berat Buzhala po publikon çdo ditë fakte nga ajo që ai e quan “vjedhja e shekullit” që i bëhet shqiptarëve përmes futjes së karburanteve kontrabandë duke mos iu nënshtruar taksave, të cilat kalojnë në xhepat e oligarkëve të naftës si Shefqet Kastrati me shokë, me bekimin e Edi Ramës.

Buzhala shkruan se Shqipëria ka 3 milion banorë dhe institucionet thonë se importojnë zyrtarisht 600 00 ton karburant, kurse Kosova as me gjysmën e popullsisë importon 700 000 ton karburante në vit. Ky është tregues i drejtpërdrejt që konfirmon se në Shqipëri sipas tij futen kontrabandë edhe 600 000 ton karburante me vlerë totale 600 milion euro në vit, të cilat nuk shkojnë te xhepi qytetarëve por te xhepi i Shefqet Kastratit dhe Edi Ramës.

Postimi i fundit i gazetarit Berat Buzhala

Pyetje per gazetaret ne Shqiperi, qe t’i bejne pyetje qeverise shqiptare dhe kompanive te naftes:

– Si eshte e mundur qe Kosova qe i ka 1 milion banore me pak se Shqiperia, me shpenzu me shume nafte se Shqiperia. Zyrtarisht Kosova i shpenzon rreth 750 mije ton nafte ne vit, kurse Shqiperia 600 mije ton ne vit.

– Shprehur me litra Shqiperia i shpenzon rreth 700 milion litra ne vit, kurse Kosova rreth 900 milion euro ne vit.

– Mos harroni, ne Shqiperi, brenda vitit hyne e dalin miliona turiste.

Pra, kjo e ka vec nje shpjegim logjik: Ne Shqiperi gjysma e naftes futet ilegalisht, shitet neper pompa te benzinit, duke mos i paguar shtetit taksat e nevojshme, por qe qytetaret i paguajne keto taksa, ne cdo liter te naftes se blere, duke menduar qe eshte nafte legale.

Ne Shqiperi, per cdo liter nafte, taksat shkojne pak me shume se 1 euro.

Nese ne Shqiperi, minimumi i minimumit, shpenzohet nafte sa ne Kosove, don te thote qe rreth 200 milione litra nafte shiten ne te zezen, qe do te thote vidhen prej tatimeve 200 milione euro.

Une besoj qe kjo shifer eshte shumeeeeee me e larte. Une besoj qe Shqiperia harxhon rreth, minimumi 1.2 miliarde litra nafte, por qe 600 milione jane kontrabande.

Une mendoj qe vidhen prej taksave 600 milione euro, nese pra, per cdo liter duhej te paguheshin taksa ne vlere te 1 euro.

Eh, tash shtinjani lapsin, pse Shefqet Kastrati nuk ankohet qe shteti ia ka futur taksen e rruges ne cmim te naftes, duke ia rritur cmimin e naftes, duke e bere tregun shqiptar me pak atraktiv per veturat qe vijne nga jashte. Sepse, cdo takse e ngarkuar ne cmim te naftes eshte vjedhje e paster per naften qe shitet ne te zeze.

Mediat ne Shqiperi, duhen me sakrifiku pak marketing, nese deshirojne me e luftu kete fenomen shkaterrues. ne Shqiperi cdo vit vidhen ne kete forme qindra kilometra autostrade .