![AA3C494A-A8EE-43B0-AFE5-4AF347F9DC1E](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2022/03/AA3C494A-A8EE-43B0-AFE5-4AF347F9DC1E.jpeg)
Ashtu siç ishte paralajmëruar qytetarët janë mbledhur sërish në protestë para Kryeministrisë. Në ditën e tretë të kësaj protestë kërkesat janë po të njëjtat, ulja e çmimit të karburantit, por edhe të produkteve të tjera.
Qytetarët me pankarta në duar i bëjnë thirrje edhe qytetarëve të tjerë që të mos rrinë në kafe, por të dalin të protestojnë.
Kujtojmë që protesta u zhvilluan edhe gjatë paradites së sotme. Protesta nisi nga studentët e Universitetit Bujqësor, të cilët zhvilluan edhe një marshim në këmbë.
Ndërsa në qytetin e Korçës protestuesit u përplasën me forcat e policisë.
Kujtojmë qe ditën e djeshme protesta u tensionua ku mbi 20 qytetarë janë shoqëruar për bllokimin e rrugës dhe për tubim pa leje. Sipas policisë, protestuesit nuk kishin marrë leje për organizimin e protestës, ndërsa për disa minuta ata bllokuan Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.