Sot feston ditëlindjen djali i Bora Zemanit dhe Vin Velit. Sigurisht që nuk kanë munguar dedikimet plot dashuri për Arborin, ditëlindja e të cilit ka bërë bashkë moderatoren dhe Dj-n e njohur me postimet e tyre për vogëlushin që i ndryshoi jetën.

Vini ka postuar një foto të tyre bashkë dhe shkruan: “Gëzuar ditëlindjen bosi im”.

Bora gjithashtu edhe Bora ka postuar foto të tyre së bashku dhe disa të tjera në vazhdim, duke i bërë një urim të veçantë vogëlushit: “Ej ti, njeriu qe me zbukuron jeten… dua te te uroj edhe 100 vite te bukura! Jam e prekur ne cdo ditelindje tenden sepse perpara syve kam nje femije jo vetem te mencur, por mbi te gjitha te lumtur!! Kjo eshte krenaria me e madhe! Ti je i vogli im qe ke fuqine te me japesh boten e te ndriçosh cdo dite timen!
Te dua Arbor… dhe nuk e them dot me fjale se sa!”