
Cindy Marina mbrëmjen e djeshme në “Dance Albania” kishte një spektator special që po ndiqte performancën e saj. Njeriu i saj i zemrës, Genari, djali i ish-parlamentares Jozefina Topalli e surprizoi duke ardhur në publik për ta përkrahur.
Momenti nuk i ka shpëtuar moderatores Aleketa Vejsiu, e cila pyet Cindy Marinën se çfarë emocioni provon në një situatë të tillë.
Cindy u shpreh e emocionuar për këtë fakt dhe se u ndje shumë mirë.
“Është një emocion patjetër. Ai e di sa shumë punojmë dhe nuk e di, u ndjeva shumë mirë”, u shpreh Cindy.