Moderatorja Fjoralba Ponari ka treguar për ndjekësit e saj se do e falte tradhtinë nëse në mes do të ishte një fëmijë, por nuk do të vazhdonte më tej lidhjen.
E pyetur nga ndjekësit në Instagram nëse do e falte partnerin në rast se ai do i lutej duke i thënë se nuk e ka tradhtuar me zemër dhe përveå kësaj kanë 2 fëmijë, Fjoralba dha këtë përgjigje.
“Për ta falur do ta falja, aq më tepër nëse në mes do të kishte fëmijë, por nuk do të mundesha kurrë të vazhdoja me të. Kjo sepse unë kam punuar shumë me veten. Ta dua, ta respektoj, ta vlerësoj njeriun që jam sot dhe nuk do mundesha të përtypja një zhvlerësim/cënim të asaj që jam e përfaqësoj si njeri, aq më tepër nga ai me të cilin unë kam zgjedhur të ndaj ëndrrat e projektimet e së ardhmes sime. Joshja e tundimi, na rrotullohet të gjithëve, pa dallim gjinore, ama në logjikën time tradhtia është proces që ti ja lejon vetes të ndodhë”.