Kanë kaluar gjashtë vjet që kur në nëntorin e vitit 2016, si pasojë e një aksidenti të rëndë dhe fatal trafiku nga në moshën 22 vjeçe nga jeta ishte ndarë ylli në ngritje i muzikës, Ergi Dini.

Barbana Dini, e cila është motra e artistit të ndjerë duket se nuk e harron në asnjë moment të jetës së saj e sidomos sot, që këngëtari duhet të festonte ditëlindjen e 28.

“Sot është ditëlindja jote ëngjelli im Ergi!Sot do jepja gjithcka,edhe jeten time,te isha duke festuar per ty,por gjithcka ndjej dhe kam eshte nje dhimbje dhe mall qe me gerryen shpirtin cdo dite…edhe lumturia nuk eshte lumturi pa ty…Nga njera ane kane ndryshuar shume gjera ne jeten time,nga ana tjeter nuk ka ndryshuar asgje…mungon TI pika ime e dobet,qe me “detyroi” te behem e forte!”, shkruan këngëtarja.