Ina Kollçaku ndau betejën e saj me kancerin pak kohë më parë.
“Pas vizitës më thonë që ishte një tumor rreth 3.5 cm dhe që duhet të hiqej menjëherë, sepse ishte shumë i madh dhe kishte krijuar vendin e vet në gjoks. Ajo që më trembte më shumë mua ishte fakti nëse unë do mund t’i jepja gji fëmijës tim, sepse në momentin e parë nuk e dija…”, tregoi ndër të tjera ajo.
Ina theksoi se tashmë çdo gjë ka kaluar, por vijon të bëjë kontrolle të shpeshta për çështje sigurie.