Trekëndëshit të dashurisë, Bora, Donald, Beatrix i ka ardhur fundi?

Së fundmi, në Instagramin e Olti Currit dikush shkruan shumë i sigurt se Donaldi është rikthyer të ish e dashura e tij, në Milano.

Donaldi pas daljes nga “Big Brother” ka udhëtuar vazhdimisht jashtë vendit, por duke mos bërë asgjë të qartë për ndjekësit që hera herës kapin detaje që i çojnë në hipoteza për një rikthim me Bora Zemanin.

Gazeta Jonë ju sjell foto ekskluzive të bukuroshes, ish të fejuarës së Donaldit.

Veshaj, aktori i cili doli nga Al Pazar, është përfolur edhe kohë më parë për një fejesë që ka pasur para lidhjes me Bora Zemanin. Ai ka qenë i fejuar me një vajzë prej katër vitesh dhe janë ndarë, pak kohë para se ai të lidhej me moderatoren e njohur.

Ish e fejuara e Donaldit është Sara, bukuroshja brune e cila nuk është një personazh publik Sara jeton në Milano dhe është Interior dhe Graphic Dizanjere.