Pyetja më e shpeshtë që vajzat kanë në kokë kur pëlqejnë një djalë është vetëm një: “Po ai më pëlqen?”. Dhe kështu kalojnë orë të gjata në biseda me shoqet e ngushta për të kuptuar diçka më shumë. Megjithatë ne ju japim një dorë dhe ju sjellim më poshtë disa nga gjestet që do ju bëjnë ta dalloni nëse edhe ai ju simpatizon ose jo, sipas “Cosmopolitan”:

1. Nuk ndalon dot së pari gojën tënde

Sa më shumë i tërhequr të jetë ndaj jush, aq më shumë kohë do kalojë duke parë buzët tuaja ndërsa flisni. Është një gjest shumë seksi, sepse ju bën të mendoni: Mos vallë po imagjinon si do të ishte të më puthte? Dhe kjo është pikërisht ajo çfarë po mendon.

2. Ai të ka dhënë tre shikime në seri brenda një kohë shumë të shkurtër

Shikimi i parë është ‘shikimi i të panjohurit’ , ai po të shikon, sepse ti je një qenie njerëzore që po qëndron në rrezen e tij të shikimit. Ai të shikon sërish, sepse vuri re që je një vajzë. Tani tregohuni të kujdesshme, nëse të pëlqen, do të shohë sërish.

3. Këmbët i vendos drejt teje

Nëse dikujt i dukesh tërheqëse, çdo gjymtyrë e tij, duar apo këmbë, drejtohet te ty.

4. Sytë e tij lëvizin në mënyrë trekëndore

Kur sheh dikë me të cilin nuk je i afërt, sytë bëjnë lëvizje zig-zage: shohim nga një sy në tjetrin, pastaj lëvizim poshtë për të parë hundën dhe gojën. Sapo fillojmë të flirtojmë, trekëndëshi zmadhohet. Kalojmë më shumë kohë duke parë buzët, gjoksin apo edhe pak më poshtë. Fundja shikimin nuk e komandon dot.

5. Prek fytyrën shpesh, aq më tepër kur ju sheh juve

Nëse është vërtet i dhënë pas jush, do prekë faqet, veshët dhe mjekrën. Është një kombimin emocionesh nervoze, përpjekjesh për t’u dukur mirë dhe prekjesh erotike.