Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundi ishte pjesë e një interviste për të përditshëm Financial Times.
Në intervistë, këngëtarja ka folur për gjërat që pëlqen t’i bëjë dhe vendet ku ajo preferon të udhëtojë.
As në këtë intervistë, Dua nuk la pa e përmendur origjinën e saj.
Tek pyetja se cili është vendi që mezi pret të shkojë përsëri, Dua rrëfeu duke thënë se është Shqipëria e Jugut, vend që dëshiron me patjetër që shkoi prapë, ngase i pëlqeu shumë gjatë pushimeve të vitit të kaluar atje.
“Një vend ku mezi pres të kthehem është Shqipëria e Jugut. Shkova për dy javë verën e kaluar dhe bukuria atje është e pakrahasueshme. Uji është i njëjtë me Greqinë, dhe ushqimi është i mahnitshëm”, tha Dua.
Më pas e njëjta dha lajmin se do të jetë prezentë edhe në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, që do të organizohet pas dy vitesh mungesë organizimi, për shkak të pandemisë së coronavirusit.
“Po përpiqem të bëj sa më shumë njerëz të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë: dua të ndryshoj këndvështrimin e tyre se si janë këto vende. Festivali ynë ‘Sunny Hill’ do të përsëritet në Kosovë, në gusht të këtij viti, dhe më pas do të kthehem me siguri në Shqipëri”, tha këngëtarja për Financial Times.
Dua përndryshe është njëra ndër këngëtaret shqiptare me famë botërore që nuk harron ta përmend asnjëherë vendin prej nga vjen.