Arsyet e zënkës mes dukeshave të Britanisë së Madhe, Kate Middleton dhe Meghan Markle sapo janë zbuluar. Gazetari investigativ Tom Bower pretendon në librin e tij “Hakmarrja” se dukesha Middleton “shpërtheu në lot” pasi Markle e krahasoi vajzën e saj, Princeshën Charlotte, “në mënyrë të pafavorshme me vajzën e shoqes më të mirë Jessica Mulroney”, Isabel, gjatë një diskutimi për fustanin e nusërisë para dasmës së Meghan me Princ Harry.
Në librin e tij, shkrimtari pretendon se burime të paidentifikuara i thanë atij se Dukesha e Kembrixhit dhe Dukesha e Sussex nuk ishin dakord nëse duhet të vishnin geta në dasmë. Ai gjithashtu pretendoi se “këmbëngulja” e Meghan ishte “mbështetur” nga ish-shoqja e ngushtë e saj dhe nëna e një tjetër shoqërueseje të nuses Jessica Mulroney, duke shtuar: “Disa do të thonin se Meghan e krahasoi Ivy në mënyrë të favorshme kundër Charlotte”. Disa raportime nga njerëz të pa identifikuar në vitin 2018 pohuan se Meghan e kishte bërë Kate të qante gjatë një sherri për zgjedhjen e fustaneve të shoqërueseve të nuses.
Dukesha e Sussex-it i ka hedhur poshtë këto pretendime në një intervistë e cila tha: “Kate ishte e mërzitur për diçka dhe nuk mendoj se është e drejtë që ajo të hyjë në detajet e kësaj, sepse ajo kërkoi falje. Ajo që ishte e vështirë për t’u kapërcyer ishte fajësimi për diçka që jo vetëm që nuk e bëra, por që më ndodhi mua”. Ndërsa një mik i Princ William dhe Middleton është shprehur: “Ishte një ditë e nxehtë dhe me sa duket pati një grindje nëse shoqërueset e nuses duhet të veshin geta apo jo. Kate, duke ndjekur protokollin, mendoi se duhej. Meghan nuk donte që ata ta bënin këtë”, raporton Daily Mail.
Pas lajmeve të bujshme që qarkullonin nëpër media të ndryshme për sherrin e dy dukeshave, Pallati Kensington lëshoi një deklaratë duke mohuar se mosmarrëveshja kishte ndodhur ndonjëherë dhe duke thënë se artikulli i Tatler kishte “një mori pasaktësish dhe keqinterpretimesh të rreme”. Një vit më pas, Markle e adresoi akuzën kokë më kokë, duke pohuar gjatë intervistës së saj me Oprah Ëinfrey se ishte në fakt Middleton ajo që e bëri të qante. “Ndodhi e kundërta. Të gjithë në institucion e dinin që nuk ishte e vërtetë”, tha Markle. Ajo shtoi gjithashtu se gjithçka filloi vetëm nga fustanet e vajzave me lule. “Më bëri të qaja dhe me të vërtetë lëndoi ndjenjat e mia. Nuk pati një konfrontim. Unë nuk mendoj se është e drejtë që ajo të futet në detaje sepse ajo kërkoi falje dhe unë e kam falur. Ishte një javë vërtet e vështirë e dasmës dhe ajo ishte e mërzitur për diçka, por ajo e kishte atë, dhe ajo kërkoi falje dhe më solli lule dhe një shënim, duke kërkuar falje”, tha ajo.
Por si përfundmi, Markle e quajti kunatën e saj Middleton si një njeri të mirë. Bower ka pranuar se ai ka marrë shumë informacione nga njerëz të ndryshëm për ta shkruar këtë libër, i cili gjithashtu kishte komunikuar edhe me njerëzit që nuk e preferojnë si person dukeshën Meghan, ku kjo e fundit i kishte paralajmëruar njerëzit më të afërt të mos flisnin me të.