E bleu për tokën e projektuar për kulla, Samir Mane shet të gjitha aksionet e TV SCAN , një ministre në prapaskenë?

Zona e ish-Kinostudios është projektuar për kulla, të cilat do të ngrihen shumë shpejt, por para kullave duhej marrë e gjithë toka njëherë dge duket se biznesmeni  Samir Mane, i cilësuar si oligark, e ka kaparosur këtë punë.

Monitor raporton se grupi i biznesit BALFIN ka dalë nga investimi në tregun mediatik, duke shitur pas një viti e gjysmë nga blerja shoqërinë mediatike SCAN sha. (televizion dhe portal informacioni).

E bleu për tokën e projektuar për kulla, Samir Mane shet të gjitha aksionet e TV SCAN , një ministre në prapaskenë?
E bleu për tokën e projektuar për kulla, Samir Mane shet të gjitha aksionet e TV SCAN , një ministre në prapaskenë?

Sipas kontratës së shitblerjes së aksioneve, Balfin ka shitur 70% të aksioneve në SCAN te administratorja e shoqërisë, Dorina Sela, për 105 mijë euro. Më herët, në muajin qershor Balfin kishte shitur edhe 15% të aksioneve te Artan Hoxha për 45 mijë euro dhe 15% të tjera po te administratorja Dorina Sela për shumën simbolike 1 euro.

Individi blerës i aksioneve, Dorina Sela, nuk rezulton të ketë angazhime të tjera në biznes dhe para emërimit si administratore e Tv Scan, në prill të këtij viti, ka qenë punonjëse në shoqërinë G2 Media, (A2-CNN).

Në total, BALFIN ka marrë për aksionet e Scan 150 mijë euro, ndërkohë që e pati blerë shoqërinë në mars të vitit 2022 për 700 mijë euro. Duke llogaritur edhe shtesën e kapitalit në para prej afërsisht 150 milionë lekësh, të injektuar në shoqërinë SCAN sh.a., humbja totale e BALFIN nga investimi në SCAN mund të llogaritet në afërsisht dy milionë euro.

E gjitha duket një skemë e mirëfilltë pastrimi parash që bashkë me provat meriton një seri shkrimesh të gjata edhe për faktin se nëpër korridoret e televizionit flitet se blerësi hije është një ministre.

Sipas pasqyrave të audituara financiare, SCAN e mbylli vitin 2022 me humbje neto në vlerën e 114 milionë lekëve.

Albanian businessman Samir Mane sells Scan television, whats behind suspicious transacation

Shoqëria ka rishikuar edhe pasqyrat financiare të vitit 2021, duke e rivlerësuar humbjen vjetore nga 252 milionë lekë në 315 milionë lekë. Rivlerësimi në rritje i humbjeve të vitit financiar 2021 ka ardhur kryesisht si rezultat i zhvlerësimit të aktiveve materiale. Në total, gjatë periudhës 2021-2022, Scan sha ka akumuluar humbje totale në vlerën e 429 milionë lekëve (më shumë se 4 milionë euro me kursin aktual).