Efi ka dhënë intervistën e saj të parë pas daljes nga “Big Brother VIP” teksa ishte e ftuar në “Fun Club”.
Ajo tha se nuk “fajëson” Dean për nominimin (Kiara-Luiz-Efi) sepse sipas saj, Dea është vetëm një “ushtar” i Oltës.

“Unë jam shumë e lumtur si brenda si jashtë, por mënyra se si dola normal që nuk ishte fare e këndshme. Nuk e kam me Dean, Dea është thjesht një ushtar prandaj nuk e kam me të. E kam me Oltën. Nuk është thjesht një lojë siç përflitet. Aty janë disa njerëz që janë të vërtetë dhe është një jetë paralele. Aty janë disa njerëz që ashtu siç janë brenda ashtu janë edhe jashtë. Mendimi im është po i njëjtë dhe nuk ndryshon”, tha Efi.