Kledi Hysa dashur-padashur është kthyer në një person ‘të tretë’ apo siç thuhet në gjuhën e rrjeteve sociale ‘the third wheel’ për çiftin Sarah Berisha-Dj PM.
Modeli shfaqet shpesh pranë tyre duke i ngacmuar edhe me postime në rrjetet sociale siç ka bërë së fundmi. Ai është takuar me dyshe dhe ka ndarë një video me ta duke përdorur një efekt të Snapchat-it që i bën të duken si vajza. Krah saj me humor ka shkruar “Unë jam e dashura e re e PM dhe Sarah është plotësisht dakord.”
Ata janë takuar për të festuar ditëlindjen e Pm, i cili në fakt e kishte disa ditë më parë. Por, duke qenë se Kledi jeton në Austri kanë festuar mbrëmjen e djeshme kur ai ka ardhur në vendin tonë.
Edhe pse shfaqet si ‘the third wheel’ në rrjetet sociale kohët e fundit Kledi nuk është edhe aq single pasi përflitet për një lidhje me Evi Reçin. Ata kanë shpërndarë foto nga vende të njëjta në rrjetet sociale, morën pjesë bashkë në ‘Netët e Klipit shqiptar’ dhe po ashtu së fundmi moderatorja udhëtoi drejt Austrisë.
E pyetur nëse është në një lidhje me Kledin, këngëtarja nuk ka nguruar aspak për të dhënë përgjigjen e saj duke lënë të nënkuptohet se mbase mes tyre ka me të vërtetë diçka. “Më pëlqyen se thoshin është rastësia, por është e vërtetë. Epo rastësia është mbreti i botës. Kaq kam për të thënë.”– tha Reçi.
Nga ana tjetër, PM dhe Sarah nisën lidhjen e tyre në muajin nëntor kur ishin pjesë e ‘Big Brother VIP”. Pas mbarimit të formatit ata kanë vijuar romancën në distancë ndonëse takohen shpesh e madje kanë bërë edhe disa udhëtime bashkë. Blogerja ka treguar se distanca i ka lodhur por takohen çdo javë dhe gjërat po shkojnë shumë mirë.
Për planet e të ardhmes? Është ende shumë herët të flasin. “Nuk e kemi menduar të ardhmen. Po shijojmë këtë fazën kështu dhe unë nuk mund të lëviz jashtë Shqipërisë. Edhe PM ka familjen dhe punën në Kosovë është shumë shpejt. Më vonë nuk i dihet.”–ka pohuar Sarah.