Konfliktin që nisi muaj më parë pas një puntate të “Goca dhe Gra” ku Zhaklin Lekatari ishte e ftuar dhe Dalina Buzi moderonte bashkë me koleget e saj, duket se gazetaret nuk kanë ndërmend ta ndalojnë, teksa herë pas here gjejnë shkak për të debatuar në distancë me njëra-tjetrën. Kujtojmë që “dueli” mediatik fillestar mes tyre nisi pas cështjes së Fifit, pas një deklarate që këngëtarja kishte bërë në atë kohë për partnerin dhe u trajtua në programin e Top Channel.
Ndërkohë pak javë më parë, nisur nga pozicioni i saj i ri si opinioniste në “Big Brother”, Zhaklinës ju kërkua të komentonte mbi disa mendime që Buzi kishte për ngjarjet në reality show, kërkesë së cilës Lekatari ju përgjigj në një postim në rrjetet sociale: “Nuk marrë njerëz nëpër gojë unë. Sidomos kur ftoj nëpër emisione me titull “Goca dhe Gra”. S’më pëlqejnë thashethemet”
Po ashtu, e ftuar në një intervistë pak ditë më parë, Zhaklinës ju kërkua sërish të komentonte rreth Dalinës, gjë për të cilën ajo nuk hezitoi, duke kërkuar që të shmangej një përballje mes tyre, megjithatë duke zbuluar disa detaje nga konflikti i tyre në emision kohë më parë.
“Dalina është një profesioniste, e zonja në fushën e saj. Në fakt ne nuk kemi më kontakt nga “Goca dhe Gra” sepse unë kam qenë e ftuar pas ngjarjes që ndodhi me Fifin. Dhe me thënë të drejtën nuk u prita shumë mirë në atë emision, u ndjeva shumë e sulmuar. U ndjeva e mashtruar. Isha ftuar për të biseduar për një temë, u bisedua një temë tjetër. Dola shumë e zhgënjyer nga ky kurth që mu bë në një emision dhe prej atij momenti kam vendosur mos të komentoj dhe ndjek aktivitetin e saj sepse nuk e shoh të arsyeshme ta bëj. Nuk dua fare.”– tha Lekatari, natyrisht duke u bërë lajm në portalet dhe mediat e showbiz-it. E pikërisht nisur nga një titull i këtyre të fundit është nisur Dalina për të bërë një reagim të gjatë në Instagram-in e saj, duke ju drejtuar për herë të parë gazetares që prej programit ku ishte e ftuar, duke bërë këtë deklaratë si më poshtë:
A do të jetë ky fundi i kësaj përballje? Ndoshta po, ndoshta jo, me siguri jo…