Aktori dhe ish-banori i “Big Brother VIP”, Amos Zaharia ishte së fundmi i ftuar në “Shqipëria Live” ku foli për eksperiencën e tij në reality show.

Gjatë intervistës, Amos tha se ka shkuar disa herë në dhomën e rrëfimit dhe ka kërkuar të dalë. Ai u shpreh se produksioni të sheh si investim dhe përpiqet të të mbajë sa më gjatë.

“Kam shkuar në dhomën e rrëfimit disa herë dhe kam thënë “dua të dal, nuk rri dot më”. Por, aty ke një produksion që të sheh si një investim dhe përpiqet të të mbajë sa më gjatë”, tregoi ai.