Kënga ‘Bebe’ e Era Istrefit është një bashkëpunim me Claydee, pavarësisht se kjo gjë nuk ishte bërë publike.  Këtë detaj e rrëfeu artisti shqiptar Claydee, i ftuar në “Më lër të flas”. Ai tha se me Erën ka shumë dëshirë që të punojë pasi i beson si artiste.

“Me Era Istrefin kemi bërë një këngë bashkë, ‘Bebe’, me Erën kemi shumë kimi dhe kur bëjmë këngë bashkë,  e besoj shumë si artiste kur punojmë bashkë këngët dalin shumë shpejt, për 5 minuta ideja, kënga për 50 min, aq duhet për një hit, nëse lodhesh aq shumë më mirë shkon në një hit tjetër”, tha artisti.