Takimi mes Bora Zemanit dhe Donald Veshajt bëri bujë të madhe në mediat online. Ky takim ende dhe sot, pas 3 ditësh përflitet. Dalina Buzi ka deklaruar se dyshja është gjendur rastësisht në të njëjtën tavolinë. Në “Goca dhe Gra”, ajo tha se të gjithë figurat e “Top channel” ishin në një tavolinë dhe mes tyre edhe Bora me Donaldin.

“Ishim të ndarë në tavolina. Një tavolinë ishte tavolina e Top Channel. Ishte Sara, Lori, Bora, qëlloi dhe Donaldi me Romeon. Unë si e pranishme atje pashë dy njerëz të edukuar që flasin. Se çfarë ka ndodhur më parë ose pas festës nuk e di”.– u shpreh Dalina.