Ish-konkurrentja e “Për’puhen”, Ana Gjini duket se ka nisur një romancë të re pas ndarjes nga Bruno Shemsho.

Ana ka zbuluar në Instagram se i dikush i ka bërë një gjest shumë të ëmbël duke i dhuruar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq në formë zemre ku në mes të tyre mban inicialin ‘A’. Personi miserioz i kishte bërë një dedikim të veçantë ish-konkurrentes.

“O rob je qetësia e shpirtit tim”, shkruhej në pusullë. Nuk dihet ende se kush mund të jetë djali që i ka rrëmbyer zemrën ish-konkurrentes por me këtë postim ajo la të nënkuptohet se tashmë e ka hedhur pas krahëve historinë e saj me Brunon dhe ka nisur një romancë të re.