Ish-banorja e “BBV”, modelja Beniada Nishani ka komentuar marrëdhënien e saj me Einxhel Shkirën. Mëngjesin e sotëm, e pranishme ditën e sotme në “Wake Up”, Beniada ka komentuar ndër të tjera edhe për marrëdhënien me moderatoren Einxhel Shkira. Ajo tha se është përpjekur disa herë të ketë kontakte me Einxhelin por nuk ka marrë përgjigje, ndaj dhe nuk ka tentuar më. Po ashtu, ajo shtoi se është të mos flitet nëpër media për njëra-tjetrën por të ulen e të bisedojnë.

“Nuk mund të përfshij persona të tjerë, e kam kërkuar e i kam dërguar mesazh, jam kujdesur gjithmonë në intervista me fjalët që flas e të mos lëndoj asnjë njëri. E bukura është që personat të flasin e jo të flasin me të tjerët për mua por me mua. Mund të kem bërë gabime por kur më kanë pyetur për Einxhel kam qenë shumë e kujdesshme sepse gjërat duhet ti zgjidhim bashkë jo nëpër studio. Nuk e kam uruar se kam parë që kishte një ftohje nga ana tjetër. Sot do i çoj një mesazh se është munduar të flasë nëpër kanale të ndryshme, po ta shoh do të jem e para që do e përqafoj e do të flas. Nuk kam asnjë lloj ngarkese negative për të,”- tha Beniada.

Disa ditë më parë, në një “live”, Einxhel Shkira tha se arsye për ftohjen e saj me shoqen e ngushtë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ishte një koment me sharje që kishte bërë e ëma e saj për të. E po ashtu, pas daljes, Einxhel shtoi se nuk kishte marrë asnjë kërkesë falje nga shoqja e saj dhe ndaj nuk kishte komunikuar më me të.