GJKKO ka vendosur të konfiskojë 24 prona të Ylli Ndroqit, mes të cilave dhe televizionin RTV Ora. Pjesë e konfiskimit me 30% është edhe televizioni tjetër, TV Channel One. Avokatët tha se ky vendim ka për qëllim goditjen e medias dhe lirisë së saj.

Sipas avokatëve, vendimi është i pabazë, duke u referuar te të dhënat dhe provat që janë dorëzuar nga pala mbrojtëse e Ndroqit.

“Ky vendim synon goditjen tuaj si media. Është vendimi më i pabazë që unë si avokat, që nga viti 2004 kam dëgjuar me veshët e mi, duke pasur parasysh provat dhe faktet e provuara në këtë proces”, u shpreh avokati.