Modelja e njohur, Beniada Nishani, ka publikuar sot disa video në “Instastory” ku tregon një shqetësim të saj. Madje ajo ka një mesazh për të gjithë policët e Tiranës.
Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka zbuluar se deri tani ka marrë 4 gjoba dhe të 5 e mori ditën e sotme. Kjo për shkak se nuk ka një garazh apo vend ku të lërë makinën te lagjja ku ka shtëpinë dhe e parkon në një vend ku nuk lejohet.
Bukuroshja bionde shprehet se e di se nuk lejohet të parkohet aty, por makina e saj nuk bezdis se është vogël. Pastaj shprehet se do të vendos targën e mjetit të saj në “Instagram” që të mos i vendosin më gjobë.
Në fund, modelja seksi shton se do të gjejë një parkim për makinën e saj, pasi do vazhdojë të marrë gjoba. Madje postoi edhe foton ku tregon se kishte marrë gjobën e pestë.
“Doja me thënë një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos foton e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më bëni më gjobë. Kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba.
Do gjej një parkim ku ta vendos makinën se këtu te lagjja janë të shitura garazhët. Do vazhdoj të marr gjobë”, shprehet Beniada Nishani.