Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe ato të ulëta. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shfaqen pothuajse në të gjithë zonat e vendit, ku më të theksuara do të jenë në juglindje dhe verilindje duke krijuar edhe mundësi për reshje shiu në këto zona.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat 18 deri në 38 gradë ceclius.