Pas Prishtinës, është mbajtur sot (31 gusht) edhe në Tiranë protesta kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave. Protesta nisi në orën 18:30 në sheshin “Nënë Tereza’’.Ngjarja makabër ku një e mitur u përdhunua nga 5 persona ka bërë bashkë në shesh shumë qytetarë, mes tyre edhe personazhe të njohur.
Në protestën, e paralajmëruar fillimisht në rrjetet sociale nga shumë artistë dhe personazhe të njohur, ishin të pranishëm Monika Lubonja, Filloreta Raçi (Fifi), Fjoralba Ponari, Beatrix Ramosaj, Bora Zemani, ish-konkurrentet e Për’puthen Efi dhe Mikela, Anaid Kaloti, Zhaklinn Lekatari, Kledi Hysa, Jonida Shehu.
Duket se të parat që kanë mbërritur kanë qenë dy ish-banoret e BBV, Fifi dghe Monika Lubonja. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, dyshja bënë të ditur se ndodheshin në shesh rreth orës 17:40, duke pritur nisjen e protestës.
Iniciatorja e këtij marshimi ishte Filloreta Raçi-Fifi, së cilës iu bashkuan qindra qytetarë. Në fjalën e mbajtur në nisje të protestës, Fifi tha: “Nuk kam dalë si Fifi por si vajzë, si grua. Iu bëj thirrje të gjithë prindërve, shkollave institucioneve të kenë kujdes.”
Fifi nëpërmjet rrjeteve sociale tregoi që ka nisur parapërgatitjet për këtë protestë që së bashku me Monika Lubonjën.
Në video dukeshin artistet me bluza veshur dhe duke vendosur mbishkrime dhe pankarta ‘Unë bërtita, jo!’
Kujtojmë që disa nga figurat e njohura që iu bashkuan protestës në Prishtinë ishin: Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj Dj Geek, deputetja e parlamentit të Kosovës, Adriana Matoshi, këngëtarja e muzikës popullore Shyhrete Behluli së bashku me të bijën, Engjellusha Salihu, këngëtari Ron Zaiti, Dj Dagz, reperi Lyrical Son si dhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.